Plumb në veturë e plumb brenda shtëpisë, dy raste me armë zjarri në Skenderaj

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të veçanta me të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Skenderaj brenda 24 orëve.

Në rastin e parë, sipas raportit të Policisë, një qytetar ka raportuar se xhami i veturës së tij është dëmtuar, ndërsa dyshohet se është goditur nga një plumb.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00 dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Vetëm disa orë më vonë, rreth orës 22:30, një tjetër qytetar ka njoftuar policinë se një plumb kishte depërtuar përmes çatisë dhe kishte përfunduar brenda shtëpisë së tij.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe konfiskuar një predhë që dyshohet se i përket një arme të tipit AK-47.

“Nuk ka të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme