Natën e ndërrimit të moteve në Kosovë nuk mungojnë as të shtënat me armë.
Si pasojë e kësaj, në dy raste të ndara në Prishtinë qytetarët janë rrezikuar nga kjo.
Një rast ka ndodhur në rrugën Ahmet Gashi, ndërsa tjetri në rrugën Bedri Shala ku veturat e dy qytetarëve janë dëmtuar nga predhat e plumbave qorr.
Njoftimi i policisë:
· Rr. Ahmet Gashi, Prishtinë 01-02.01.2022 – 14:40-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga ‘festimet’ gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin.
· Rr. Bedri Shala, Prishtinë 01-02.01.2022 – 18:00-15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga’ festime’t gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin.