Zbulohet pas dy ditësh nga vrasja, personi i cili qëlloi për vdekje mbi 18 vjeçarin shqiptar Mario Isaj, futbollist në ekipin Heracles në Kavala të Greqisë.
Autori i dyshuar i krimit është një tjetër shqiptar, mik me 18 vjeçarin. Ai ka pranuar krimin në polici duke deklaruar se situata kishte degjeneruar pas një sherr mes të dyve për çështje debati të kartëmonedhave, pikërisht si njëra nga ato që ju gjet në dorë të riut të vdekur dy ditë më parë në afërsi të shtëpisë së tij.
Shqiptari i dyshuar për vrasjen është shprehur se ai nuk ka dashur ta vriste mikun e tij por thjesht ta trembte. Sipas tij e ka qëlluar gabimisht. Ndërkohë që ekspertiza mjeko- ligjore ka zbuluar se plumbi që ka marrë Mario Isaj ka qenë në krahahor dhe i ka shpuar mushkëritë, duke e lënë të vdekur në cepin e rrugës.
Hetuesit e kanë gjetur armën e krimit pak metra larg vendngjarjes. Funerali i 18-vjeçarit do të mbahet të premten, ku pritet të mbërrijnë edhe të afërmit e tij nga Shqipëria.Express