A po e ndihmon keqqeverisja shprazjen e Kosovës?

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 15:50 | Nga Fadil Maloku

Kosova në sferën e organizimit social, atë politik, e sidomos atë ekonomik, në sytë e institucioneve kredi-bile ndërkombëtare po identifikohet gjithë-një e më tepër, si një “parajsë” kredibile e krimit dhe korrupsionit!

Andaj, s’është e rastësishme që të rinjtë e grup moshave 25-35, shtegdaljen nga ky kaos; politik (sepse s’ka konsolidim të institucioneve!), ekonomik (sepse, investimet e jashtme po rrudhen!), social (sepse, mungojnë dëshmitë relevante për reduktimin e papunësisë), kulturor, (sepse, krizologjia vlerore po vazhdon), ta shohin vetëm përmes arratisjeve spektakulare apo klandestine!

Sipas indikatorëve dhe parametrave të Bankës Botërore, ikja nga Kosova është trend permanent…! Atë po e gjenerojnë  frustrimi ashtu edhe pakënaqësia ndaj qeverisjes së keqe. Ky trend, duket që do të ketë pasoja shumë afatgjata, si në kuotimin e demografisë ashtu edhe në konfigurimin social të vendit. Ngase, prodhon reperkusione nē procesin e shtet-ndërtimit, sovranitetit dhe demokracisë si synime strategjike të vendit.

3.Gjithë këtë arratisje pra shprazje masive dhe të pa kontrolluar nga ana e institucioneve përkatëse, po e stimulon disi në heshtje dhe me një indiferencë të habitshme…,edhe faktori ndërkombëtar brenda Kosovës! Kështu që Kosova, ngadalë por, sigurt me këto trende pesimiste po konvertohet në një vend të pasigurt për vendasit dhe për investitorët e huaj!

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme