Njësitë policore në Drenas kanë tentuar që të ndalojnë një veturë me targa vendore, por drejtuesi i veturës kishte refuzuar të ndalonte.
Pak më vonë e njëjta veturë është aksidentuar. Me të ndaluar, zyrtarët policorë kanë arritur të kuptojnë se brenda automjetit në fjalë kishin qenë 5 emigrantë meshkuj, shtetas të huaj ndërsa vozitësi i veturës ka arritur të ik derisa nuk dihet identitetit i tij.
Për shkak se vetura ishte aksidentuar, emigrantët kishin pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Njësitë policore janë marrë me rastin i cili vazhdon të hetohet.