Një person i dyshimtë është ndaluar së fundi në pikën kufitare në Merdare.
Sipas informacioneve nga mediat serbe, doganierët kanë parandaluar tentativën për kontrabandim të 100 kilogramëve aromë të ndryshme nargjile, vlera e të cilave llogaritet të jetë 6 mijë euro.
Shkelja theksohet të jetë zbuluar nga kontrolli i makinës “Wolkswagen Carp”, e që po udhëtonte nga Gjermania përmes pikave kufitare nga Serbia drejt Kosovës.
24 vjeçari thuhet të jetë përgjigjur negativisht kur është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të denoncuar.
Nga kontrolli i detajuar më pas është konstatuar se bagazhi ishte mbuluar krejtësisht me kuti të mëdha kartoni.