Po kthehej në burg, qëllohet me plumb kokës. Ky është shqiptari i vrarë në Itali

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Është mësuar identiteti i 45 vjeçarit shqiptar, që u ekzekuta me armë zjari në Romë mbrëmjen djeshme. Fjala është për shtetasin Gentian Kasa, i cili e gjeti vdekjen me një plumb në kokë e zemër.

Si ndodhi ngjarja

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në kryeqytetin italian, ku i vrarë ka mbetur një 45 vjeçar me origjinë nga Shqipëria.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30. Shqiptari, me precedentë penalë, po rikthehej në qeli pasi kishte marrë leje nga burgu, por është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë dhe një në gjoks. 45 vjeçari kishte shkuar të takonte të shoqen dhe familjarët, por pas vizitës ka gjetur vdekjen.

Vrasësi e ka pritur pikërisht poshtë banesës dhe sapo e ka parë, e ka qëlluar në kokë. Vrasja ka qenë e tipit mafioz. Pak minuta pasi ndodhi ngjarja e rëndë, vëllai i shqiptarit ka mbërritur në skenën e krimit dhe sipas medias italiane ka nisur të ulërasë dhe bërtasë në dhimbje kur ka gjetur të vdekur të vëllanë.

Po sipas medias italiane, hetimet deri më tani janë fokusuar në larje hesapesh mes klaneve, pasi ekzekutimi ka ndodhur pranë një zone (Tufello dhe San Basilio) që njihet si epiqendër e trafikut të drogës./Express

Të ngjashme