Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Los Anxhelos, ku një motorist është përplasur për vdekje teksa transmetohej live para milionave shikues.
Motoristi po ndiqej nga disa patrulla policie ndërsa një helikopter i policisë po transmetonte gjithçka live në media.
Shpejtësia e motorit ishte tepër e madhe, teksa në një kryqëzim ai u përplas me një makinë duke gjetur vdekjen në vend. Ndërkohë të plagosur mbetën edhe shoferi i makinës dhe dy pasagjer të cilët u dërguan në spital.