Po raportonte rreth sulmeve të Turqisë në kufi me Sirinë, momenti kur gazetarja ndërpritet nga djali i saj 4 vjeçar

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Ky është momenti kur një reportere amerikane e lajmeve u ndërpre nga vogëlushi i saj gjatë një transmetimi në lidhje me sulmet ajrore Turqi-Siri.

Sipas mediave të huaja, derisa korrespodentja e NBC News, Courtney Kube po raportonte për sulmet ndaj milicisë kurde në veri-lindje të Sirisë, djali katërvjeçar Ryan u shfaq para ekranit.

Duke tërhequr vëmendjen e mamasë së tij, vogëlushi shihet gjithashtu duke e kapur atë, ndërsa ajo përpiqet të vazhdojë më tej.

Ajo arrin të vazhdojë, por ndërsa ai e kap atë, ajo nuk mund të vazhdojë por fillon të qeshë.

Ajo më pas thotë: “Më falni, fëmijët e mi janë këtu …”, para se në ekran të shfaqej një hartë e Sirisë dhe Turqisë.

MSNBC e ndau videon në Twitter, duke e titulluar atë, “Ndonjëherë lajme të papritura që ndodhin ndërsa raportoni drejtpërdrejtë”, me hashtags #MSNBCMoms dhe #workingmoms.

Rastet kur fëmijët ndërpresin punën e prindërve të tyre gazetarë nuk janë të rralla.

Një i tillë kishte ndodhur edhe dy vite më parë kur Robert Kelly është bërë i popullarizuar kur në zyrë i hynë fëmija, teksa po fliste mbi gjendjen politike në Korenë e Jugut.

Mënyra se si reagoi dhe intervenimi i bashkëshortes për t’i marrë prapa të vegjlit, kishte bërë xhiro në internet dhe u pëlqye në masë të madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme