Biznesmeni i njohur, Burim Piraj është deklaruar pasi mori vendim në kompaninë e tij që kushdo prej punëtorëve bëhet prind atëherë do t’i subvencionojë me nga një mijë euro.
Piraj, tha se këtë shumë kanë të drejtë ta marrin secili punëtor i ndërmarrjes, teksa shtoi se kjo është kushti që ata ta marrin subvencionin.
“Jo se ka marrë për fat të keq, po kam qejf me marrë sa më shumë. Shpeshherë po e mendojnë se vendimi ka të bëjë vetëm me gjininë femërore, por vendimi vlen edhe çdo punëtorë, edhe për punëtorët e gjinisë mashkullore. Kushdo që lind fëmijë do t’i ketë subvencionon 1 mijë euro nga kompania jonë sa me ua dhonë një shtytje se s’është kiameti”, theksoi ai në Libero të ATV-së.
Ai tregoi se në kompaninë e tij “Meka Halal Food” mosha mesatare e punëtorëve është 30 vjet, ndërkohë theksoi se ideja për këtë ndihmesë financiare ndaj tyre lindi në Komunën e Sharrit.
“Mosha mesatare është 30 vjet, e pashë një shembull të mirë nga një kompani nga Shqipëria, edhe ata e kishin vendos t’ua japin punëtorëve nga 1 mijë e 200 euro. Jam shumë i lumtur, kam shpresë që edhe kompanitë tjera ta bëjnë gjënë e njëjtë. Po edhe një shumë të vogël kish me qenë mirë. U lidh me fillimin e vitit shkollor. Ishim në një takim lokal në Komunën e Sharrit dhe u flit se ndoshta dy shkolla të mbyllen vitin e ardhshëm se nuk ka nxënës dhe më lindi ideja se duhet të bëj diçka, jo vetëm të bisedojmë”, u shpreh Piraj.