Po vazhdon projekti i rrugëve fushore në Suharekë

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka dalur në vendin e ngjarjes ku sot kanë filluar punimet në këtë drejtim.

Sot po vazhdon hapja e rrugëve fushore në Suharekë, që tash e tutje bujqit do të kenë mundësi t’i punojnë.

“Projekti ‘Hapja e rrugëve fushore’ do të vazhdojë edhe këtë vit , dhe do të ndikoj në zhvillimin e bujqësisë. Ne do të vazhdojmë angazhimin tutje, që të jemi në shërbim të resorit të bujqësisë”.

“Në 60 hektarë tokë tani do të ketë mundësi që të punohet”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme