Trajneri i Tottenham Hotspur nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për ndeshjen e së hënës kundër kampionit aktual të Premier Leagues, Manchester Cityt, transmeton Klan Kosova.
Skuadra e Spurs kryeson listën me 10 humbje nga 15 ndeshje të zhvilluara kundër “Qytetarëve” në ligë, derisa mysafirët kanë regjistruar shtatë fitore deri më tani në këtë edicion dhe kjo është një sfidë jo e lehtë për ta.
Sulmi i shkëlqyer i Pep Guardioles ka shënuar deri tani 26 gola, ndërsa kanë pranuar tre gola. Pavarësisht kësaj Pochettino shpreson për rezultat pozitiv të skuadrës së tij.
“Ju nuk mund ta ndryshoni qasjen tuaj vetëm sepse kundërshtari është i mirë si Manchester City, ose ndryshoni mentalitetin tuaj. Ne do të përpiqemi, me dhe pa top, të kemi një strategji dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen, kjo është gjëja më e rëndësishme, duke luajtur ashtu siç luajmë gjithmonë”, ka thënë argjentinasi.
Ndeshja mes Tottenham – Manchester City do të zhvillohet në Ëembley sonte më fillim nga ora 21:00.