Pochettino: Situata me Eriksenin po na lëndon

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka thënë se pasiguria e vazhdueshme e Christian Eriksenit për të ardhmen e tij po e dëmton edhe lojtarin e edhe klubin. Ai shpreson se të gjithë të përfshirët do ta marrin vendimin e duhur për të ardhmen e futbollistit.

E ardhmja e Christian Eriksenit ka qenë në dyshim që nga fundi i sezonit të kaluar, kur ai e filloi vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenhamit, përderisa refuzoi vazhdimisht ofertat e klubit londinez për rinovim të kontratës.

Mediat britanike kanë sugjeruar se Erikseni është i interesuar të transferohet në Real Madrid, mirëpo gjiganti i La Ligës nuk ka bërë ofertë për mesfushorin danez. Dhe përderisa u fol edhe për një transferim të mundshëm në Manchester Unitedit, afati kalimtar për klubet angleze u mbyll para se të ndodhte një gjë e tillë.

Përderisa afati kalimtar për klubet e vendeve të tjera evropiane mbetet i hapur deri më 2 shtator, është ende e paqartë nëse ndonjë klub do të bëjë ofertë për Eriksenin ose nëse ai do ta kryejë edhe vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenhamin.

Pochettino beson se kjo situata po e dëmton edhe Eriksenin e edhe bashkëlojtarët e tij.

“Nuk është situata më e mirë e mundshme për të dhe për të gjithë. Nuk mendoj se klubi dhe lojtari pritën që gjërat të mbesnin kështu”, është shprehur Pochettino.

“Nuk mund ta drejtoj një gisht drejt problemit. Ne po tentojmë ta minimalizojmë problemin, po tentojmë ta trajtojmë këtë situatë. Ky është një lojtar i rëndësishëm që duhet ta ndihmojë skuadrën me paraqitjet e tij”.

“Jam gjithmonë i hapur ta ndihmojë klubin për vendime të tilla. Unë e di se nuk është e lehtë, por unë gjithmonë tentoj të jem në pozitën për t’i dhënë përfitimin më të mirë klubit dhe lojtarit gjithashtu. Gjëja më e rëndësishme është që të merret vendimi më i mirë për të dy palët”.

Erikseni ishte jashtë 11-shes së zgjedhur nga Pochettino për ndeshjen hapëse kundër Aston Villës, mirëpo ai hyri nga stoli në pjesën e dytë dhe i ndihmoi skuadrës së tij ta përmbysë rezultatin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme