Mauricio Pochettino ka vendosur përfundimisht të qëndrojë në Paris Saint-Germain, duke ia shuar shpresat Tottenhamit për rikthimin e tij në krye të skuadrës.
Javëve të fundit është përfolur shumë se Pochettino do të largohej nga PSG-ja pas më pak se një viti në kryeqytetin francez.
Për të interesim të madh shfaqën Tottenhami dhe Real Madridi, me këtë të fundit që u tërhoq pasi e ktheu në stol Carlo Ancelottin nga Evertoni.
Tottenhami shpresoi deri në çastet e fundit të kthejë trajnerin argjentinas në klub, megjithëse e kishte shkarkuar vitin e kaluar.