Komuna e Podujevës siç duket është duke e menaxhuar mirë situatën me Coronavirus. Kështu ka deklaruar në një lidhje direkte për Gazetën Exppress, drejtori i shëndetësisë në Podujevë, Zaim Thaçi.
Ai deklaroi se në Podujevë deri më tani janë 11 raste të cilat janë konfirmuar me koronavirus. Mirëpo nga to 9 persona janë shëruar. Ndërkohë vetëm dy raste janë aktive.
“Situatën epidemiologjike rreth Covid 19, në komunën e Podujevës mund të themi që e kemi nën kontroll. Të gjitha rastet e shënuara tek ne janë raste të kontaktit. I kemi vetëm dy raste aktive. Testet këtyre dy rasteve pritet që t;iu bëhen testimet, e që shpresojmë që t’i kemi negative”, tha Thaçi