Podujeva shpenzon 3 për qind të mjeteve për projekte kapitale

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Komunarët e Podujevës kanë shpenzuar pak para për projekte kapitale për këta tre muaj të këtij viti. Sipas raportit financiar të publikuar të mërkurën, shihet se prej afro 7 milionë eurosh sa janë të parapara për këtë kategori, për periudhën janar-mars i kanë shpenzuar afër 300 mijë euro.

Zyrtarët opozitarë kanë shprehur shqetësimin se me këtë ritëm të punëve do të ketë suficit, siç ndodhi vitin e kaluar, ku më shumë se 2 milionë euro nga projektet kapitale kishin mbetur të pashpenzuara e diku 1.5 milion nuk mund as t’i përdorin këtë vit (pasi i janë kthyer qeverisë).

Këshilltarja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lirika Maliqi, ka thënë se “Shpenzimet janë realizuar vetëm në kategorinë e pagave dhe mallrave, ndërsa në kategorinë e investimeve kapitale realizimi mbetet shumë i ulët ku janë shpenzuar vetëm 219.658 euro nga 6.701.304 euro, që shprehur në përqindje i bie që janë shpenzuar 3.27% e buxhetit të dedikuar për investime kapitale”.

Edhe këshilltari i PDK-së, Fatmir Rudari, që tash e tutje është shef i Grupit, ka folur për shpenzimin e vogël të mjeteve të projekteve kapitale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme