Të mërkurën rreth orës 23:08 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, një burrë është ankuar se nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri.
Si pasojë e predhave të armës së zjarrit, është dëmtuar një veturë dhe muret e një objekti.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar nëntë gëzhoja të fishekëve dhe një fishekë i pa shkrepur.
Lidhur me rastin është arrestuar një person. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.