Policia ka gjetur një të mitur nga Podujeva të shtunën, e cila ishte raportuar si e zhdukur më 25 dhjetor të vitit 2020.
Në raportin 24 orësh thuhet se në stacionin policor është shoqëruar edhe i dyshuari, personi që kishte bashkëjetesë jashtëmartesore me të miturën.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.