Një person ka vdekur dje në fshatin Sllatinë të Podujevës.
Viktima kishte shkuar për të prerë dru në pyll, ndërsa në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, njofton Policia e Kosovës.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar. Si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.