Podujevë, vdes një person në aksident trafiku

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 11:55 | Nga

Policia me anë të raportortit 24 orësh, ka njoftuar se dje ka ndërruar jetë një person gjatë një aksidenti në fashatin Sekiraqë të Podujevës.
“Fshati Sekiraqë, Podujevë 18.10.2016-23:14.

Ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë të përfshira dy automjete dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe dy pasagjerë meshkuj K/Shqiptarë me ç’rast nga lëndimet e marra njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme