Ambasada e Francës në Kosovë dhe Qendra Universitare Frankofone kanë mbajtur bashkëbisedim me shkrimtarin dhe poetin e njohur kosovar-frankofon, Eqrem Basha, raporton Ekonomia Online.
Poeti Eqrem Basha tha se prezantimi i krijimtarisë së tij në gjuhën frënge ka qenë shumë aktiv në shumë revista që janë publikuar shkrimet e tij.
“Lidhjet e mia me gjuhën frënge dhe frankofoninë janë të gjera, janë 40 e disa vite që kam përkthyer edhe në teatrin frëng duke sjellë shfaqje të njohura”, tha Basha.
Ai tha se përzgjedhja e autorëve që ka përkthyer nuk ka qenë e imponuar, por kanë qenë shkrime që i ka lexuar.
Përkthyesi i Librave të Bashës, Sebastian Gricourt, tha se gjuhën shqipe ka kohë që ka filluar ta mësoj dhe tani po përkthen libra të gjuhës shqipe, por ai tha se jo çfarëdo libri dhe autori mund ta përkthej.
Përkthimi për Bashën sipas tij ka qenë i lehtë sepse është miku i tij që 22 vite dhe e njeh atë shumë mirë dhe ambientin se si jeton.
“Përkthimi i letërsisë nga fillimi duke mësuar gjuhën shqipe në Francë kam dashur letërsinë, kam kuptuar se mund të përkthej vetëm miqtë e mi dhe jo çdo lloj shkrimtari, përkthimi është një punë kur nis, por futesh në një botë të brendshme të shkrimtarit dhe është punë shumë që e bën në vetmi të plotë më ka pëlqyer romani sepse e kam kuptuar nga ambienti ku jeton ai, shoqëria etj”, tha Gricourt, raporton EO.