Po më pikon hiri, e dashur… Po rrëshket si lëngu sythave të hardhisëDitë e vjeshtake, ku vajzat ende besoninThëniet e plakave e mblidhninPikë-pikëLotin e zotit për të bërë kaçurrelaFlokët që dikur ngatërroheshinGishtave të mi…e tani,Po i vij vërdallë zjarrit, sepseMungesës tënde, i vura flakënMe një shkrepëse që gjeta te kutia e Pandorës,Atë, që më le […]
Poezi: Po më pikon hiri, e dashur…

Po më pikon hiri, e dashur…
Po rrëshket si lëngu sythave të hardhisë
Ditë e vjeshtake, ku vajzat ende besonin
Thëniet e plakave e mblidhnin
Pikë-pikë
Lotin e zotit për të bërë kaçurrela
Flokët që dikur ngatërroheshin
Gishtave të mi…e tani,
Po i vij vërdallë zjarrit, sepse
Mungesës tënde, i vura flakën
Me një shkrepëse që gjeta te kutia e Pandorës,
Atë, që më le ngjitur pinelit të zi,
Mes bojërave të heshtura dhe ristelkave
Që vetëm fshikullojnë imagjinatën time,
Për ty,
Pa ty,
Dhe e futin brenda kornizave
Frymën tënde
Të hirtë,
Të zezë,
Të vdekshme,
Të ngjashme me mjellmën
E liqenit tim të mbytur…











