Mesfushori francez, Paul Pogba, raportohet se u ka thënë bashkëlojtarëve te Manchester Unitedi dhe shefit ekzekutiv, Ed Woodward, se dëshiron shitjen te Barcelona.
Sipas “DailyMail”, 25-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje me Barçën në vlerë prej 100 milionë eurosh për pesë vjet.
Unitedi nuk e dëshiron shitjen e futbollistit, pasi konsideron se e ka të pamundur të gjejë zëvendësim deri të enjten.