Paul Pogba e quajtur Ole Gunnar Solskjaer si njeriun e duhur për të qenë trajneri i Manchester United.
Ai ka thënë se norvegjezi e ka krijuar një aurë të besimit brenda klubit, shkruan Goal.
“Ne jemi Manchester United. Ne luajmë për trofe. Ai [Solskjaer] e ka marrë detyrën pasi që mund ta bëjë këtë”, ka thënë Pogba.
“Ai na beson neve, ne i besojmë atij. Qartë, në shkojmë për fitore dhe asnjëherë nuk i dihet nëse do të fitojmë. Ne shkojmë për fitore”.
Solskjaer ka marrë drejtimin e Djajve të Kuq pas shkarkimit të Jose Mourinhos, i cili e kishte të humbur edhe besimin e futbollistëve – përfshirë atë të Pogbas.