Largimi i Jose Mourinhos nga drejtimi i Manchester United më së shumti e ka gëzuar mesfushorin e francez, Paul Pogba.
Marrëdhënia jo e mirë në mes tyre gjatë kohëve të fundit ka krijuar shumë përplasje në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve.
Pasi që lajmi për largimin e tij arriti në vendin e stërvitjes, Pogba filloi të tallej me ish-menaxherin.
Por një gjë e tillë nuk u lejua nga Michael Carrisck i cili do të jetë në stafin e Manchesterit edhe pasi Solskjaer të merr drejtimin.