Pogradec, gjendet i mbytur në liqen një person

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 17:16 | Nga

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në liqenin e Pogradecit në fshatin Hudënisht.

Policia ka bërë të ditur se viktima është shtetasi L.L rreth 60 vjeç, banues në fshatin Memelisht.

Ndërkohë, nga konstatimet e para, policia thotë se nuk ka konstatuar shenja dhunë në trupin e viktimës.

Rrethanat në të cilat 60-vjeçari ka ndërruar jetë janë ende të paqarta, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme