Në Pogradec është ndërprerë përkohësisht operacioni për kërkimin dhe nxjerrjen e trupit të peshkatarit e mbytur dje në rezervuarin e Bradomirës.
Ekipi i polumbarëve, e ka pasur të pamundur të vijojë kërkimet, për shkak të temperaturave ekstremisht të ulta të ujit të rezervuarit.
Polumbarët po diskutojnë mundësinë e alternativave të tjera që do të bëjnë të mundur gjetjen e trupit të Ramazan Kojtarit, shkruan Top Channel.
Mendohet që trupi i viktimës të jetë në thellësi të rezervuarit, në një distancë rreth 50 m nga bregu, në vendin ku u gjet varka dhe trupi i peshkatarit tjetër. Familjarët e Kojtarit kanë bërë apel për nxjerrjen sa me parë të trupit të viktimës.