Policët civilë dënuan 377 shoferë që hynë në të kuqen

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 15:03 | Nga

Policia e Kosovës, me njësitet e saj, në funksion të krijimit të një sigurie më të madhe në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve si dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre pjesëmarrësve që shkelin rregullat e trafikut rrugor, javën që po lëmë pas ka realizuar një plan operacional pesëditor” kontrolli i shtuar i trafikut, respektimi i semaforit”në këtë operacion janë angazhuar edhe zyrtarë policor në rroba civile.

Operacioni është fokusuar në rrugët e qytetit si dhe në pjesën e rrugës magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë të vendosur një numër i madh i semaforëve në udhëkryqe por janë mbikëqyrur edhe kundërvajtjet tjera të mundshme siq është mos rreshtimi me kohë dhe pengimi ose rrezikimi i komunikacionit.

“Operacioni ka rezultuar të jetë efektiv dhe gjatë realizimit të tij janë shqiptuar gjithsejtë 377 fletëparaqitje :

Për mosrespektim të dritës se kuqe në semafor……………………..201 fletëparaqitje

Rreshtimi i gabuar në udhëkryqe…………………………………………176 fletëparaqitje”- njofton komunikata drejtuar mediave.

“Policia e Kosovës duke marr parasysh edhe aspektin e ngritjes së temperaturave, shtimin e aktiviteteve dhe ndryshimin e fluksit apo qarkullimit të automjeteve dhe njerëzve, PK në vazhdimësi do të veproj në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla në funksion të zbatimit të ligjit në përgjithësi dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore, e në veçanti krijimit të një situate sa më të mirë për të gjithë pjesëmarrësit edhe në trafikun rrugor. Prandaj në këtë fushë kërkohet një përkushtim, bashkëpunim dhe vigjilencë nga të gjithë sepse secili mund të jap kontributin e vet në krijimin e një siguri më të madhe në trafik nëpër rrugët tona”- thuhet tutje në njoftimin e policisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme