Mbrëmë rreth orës 23:00 është suspenduar një policë në veri të Mitrovicës për arsye se ka sulmuar fizikisht kolegen e tij, police.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Besim Hoti.
Sipas tij, arsyet e ngatërresës së kolegëve janë private.
“Policia është duke hetuar rrethanat e këtij rastit”, tha Hoti.
Telegrafi po ashtu merr vesh se policët e përfshirë në këtë konflikt janë Goran Saviq dhe Zorica Jovanoviq, pjesëtarë të Njësisë për reagim të shpejtë.mi