Policia ka iniciuar një rast “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” ndaj një të dyshuari.
Pasi i dyshuari është gjobitur në fshatin Arllat të Gllogocit të premten, ai ka publikuar fotografi të policit që e ka gjobitur dhe ka shkruar përmbajtje urrejtëse.
“I dyshuari m/k pasi është gjobitur nga zyrtari policor, i njëjti ka publikuar në facebook një foto të zyrtarit policor dhe një përshkrim me përmbajtje të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare. Me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë.