Një qytetar në Prishtinë është dënuar sot pasi që i ka rënë borisë, sepse rrugën ia ka zënë një veturë e ndalur, vozitësi i së cilës po bisedonte me zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Qytetarit iu shqiptua dënimi në vlerë 30 euro pasi që ia ndërpreu muhabetin policit, Rexhep Selimi, i cili po bisedonte me një të njohurin e tij me një makinë të tipit BMW.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar video nga kjo ngjarje që ka ndodhur sot në Prishtinë tek vendi i njohur si “Rrethi i Ismetit”.
Përveç policit makinës së qytetarit i ofrohet edhe shoferi i BMW-së i cili po bisedonte me policin.
Zotni, a pe sheh shejën. Çka po don. Thashë sinjal u ndala”, thotë shoferi i BMW
“Ama patent shoferin edhe librezën”, -i thotë polici.
“Arsyejen a pe din që po t’i marr dokumentet”- pyet ai dhe i thotë se duhet të presë pak.
“E ndale në rrugë kerrin, me hy e me shku në shpi”, thotë qytetari.
Pas pak polici kthehet dhe i thotë: “Merri dokumentet dhe mos i bjer borisë pa nevojë”.
Qytetari i thotë se do ta publikojë videon, shkruan Reporteri.net.
Pas pak vijnë edhe polic të tjerë. Në video dëgjohet polici teksa i thotë qytetarit.
“E ke një tiketë i nderuar 3o euro për asrye se e përdorshe borinë panevojë. E ke të drejtën e ankesës. Tona boni, me shku në trafik mu anku”, thotë polici.
Ndërkohë qytetari dëgjohet se i thotë do t’i bëjë padi.
Kurse qytetari tjetër që bisedonte me policin largohet me shpejtësi të madhe nga vendi.
Muajin e fundit janë shpeshtuar telashet ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Ditë më parë për mosvënie të maskës tre zyrtarë policorë e rrahën para fëmijëve një qytetar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Rrahje me qytetarët policët kanë pasur edhe në Ferizaj, Fushë-Kosovë e Gjakovë.