Një zyrtar policor në fshatin Brezne të Dragashit, ka raportuar se është kanosur me vrasje përmes telefonit nga një i dyshuar.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar (zyrtar policor) ka raportuar se është kanosur me vrasje përmes telefonit nga një i dyshuar mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe i njëjti ishte në gjendje të dehur dhe nuk pranon se ka bërë një kanosje të tillë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.