Banorët e katër zonave të Tiranës e zhvendosën përpara Kryeministrisë protestën e tyre kundër prishjes së banesave. Ata kërkuan edhe njëherë transparencë për pronat e tyre.
Pjesë e protestës të kësaj të diele i ishin bashkuar edhe fëmijët, të cilët do të humbin shtëpitë.
Kamerat e mediave kanë fiksuar një moment të veçantë. Vogëlushët që kishin përgatitur pankartat e tyre iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë.
Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi ky i fundit e puthi në faqe të voglin. /abcnews.al