Një polic meksikan, pjesëtar i forcave elitare e që ndihmoi me arrestimin e djalit të El Chapos, është qëlluar 155 herë te parkingu i shtëpisë.
30-vjeçari, i identifikuar vetëm me emrin Eduardo, u vra te parkimi i një qendre tregtare në qytetin Kuliakan.
Ai ishte pjesë e grupit policor që ndihmoi me arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të El Chapos, muajin e shkuar.
Por policia e liroi menjëherë Ovidion, pasi anëtarët e karteleve u vërsulën menjëherë me dhjetëra njerëz të armatosur duke sulmuar policinë e duke shkaktuar kaos nëpër rrugë.