Pas sulmit fizik ndaj drejtorit të Valës, Agron Mustafa nga dy persona për të cilët vetë ai thotë se janë policë – Nazim Sahiti dhe polici tjetër i njohur si “Tarkani” – po tentohet që të fshihen xhirimet e kamerave.
Burime të Insajderit thonë se Nazim Sahiti është duke tentuar që të fshijë të gjitha xhirimet e kamerave në rrugën që shtrihet nga Mamunia Bar deri te Anex.
Sulmi ndodhi para një ore në lokalin Mamunia Bar. Mustafa ka pësuar lëndime të lehta trupore.