Policia: 1800 persona ishin pjesë e protestës në Veri

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 14:41 | Nga Ekonomia Online


1800 qytetarë serb kundërshtuan sot vendimin e Qeverisë në vend në lidhje me heqjen e dinarit nga përdorimi.
Kundërshtimi u bë përmes protestës e cila, sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës kaloi e qetë dhe pa incidente.

Protestusit u tha se ishin mbledhur përmes organizimeve me autobus e vetura deri në ora 12:30.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Lidhur me protestën e mbajtur sot (12.02.2024 – ora 12:00) në shesh të Mitrovicës Veri,
Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme policore me qëllim të ofrimit të
sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës.
Ashtu siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, protesta ka qenë e paralajmëruar nga
organizatori, e që në këtë rast ka qenë shoqata e pensionistëve si dhe parimisht ishte marrë
pëlqimi nga autoritetet komunale për shfrytëzimin e hapësirës publike.
Policia e Kosovës ç’do herë ka njohur dhe njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike,
fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 1.800 persona, përfshirë ata të cilët nga rajone
të ndryshme kanë ardhur në formë të organizuar me autobus e vetura, ka përfunduar në ora
12:30 dhe ka kaluar e qetë pa ndonjë incident.

Të ngjashme