Policia e Kosovës në Gjilan për 9 ditë ka shqiptuar 816 gjoba për personat që nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër virusit Covid-19.
Sipas policisë prej tyre 2 gjoba janë shqiptuar ndaj personit juridik që organizonte aktivitete të ndaluara. Ai është gjobitur me dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan vazhdon së zbatuari planin operativ i cili ka për qëllim zbatimin e masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Për këtë qëllim Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit, ka realizuar detyra konkrete në tërë zonën e vetë të përgjegjësisë, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, transportin e udhëtarëve, qendra tregtare, lokale afariste etj.
Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetent, në këtë kuadër, policia rajonale, përfshirë këtu shtatë stacionet policore në kuadër të DRP Gjilan, nga data 12 deri 21 Janar 2022, kanë shqiptuar 816 gjoba të ndryshme për mos zbatim masave COVID-19, prej tyre 2 gjoba në bazë te nenit 25.1 personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan apelon të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë në përpikshmëri këto masa pasi qëllimi jonë nuk është shqiptimi i gjobave , por parandalimi nga pandemia.