43 raste janë shënuar në orët e fundit ku qytetarët e Kosovës nuk respektuan vendimet e marra nga Qeveria, lidhur me pandeminë COVID-19.
Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se brenda 24 orëve lidhur me këtë u ndaluan 55 persona.
13 prej tyre ishin në Prishtinë, 39 në Prizren, një në Ferizaj, një tjetër në Pejë dhe një në Mitrovicën jugore, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Duhet përkujtuar që deri më 4 maj në vend vazhdojnë të jenë masat e vendosura nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë, në mënyrë që virusi COVID-19 të parandalohet dhe pasojat të jenë më të pakta.