Policia arreston 76 persona për mosrespektim të masave për qarkullim

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar 76 persona nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë listë prin Gjakova, ku të arrestuar janë 13, në Gjilan 12, Prishtinë 11, ndërsa në Pejë janë arrestuar 10 persona.

Ndërsa, sa i përket aksidenteve, gjithsej kanë ndodhur 8 aksidente me të lëndruar, ndërsa 9 aksidente janë pa lëndime.

Numri i tiketave të shqiptuara për një ditë është 235.

Të ngjashme