Policia arreston 8 veta për trafikim dhe keqpërdorim seksual me të mitur

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë (8) persona të dyshuar për veprime të kundërligjshme, disa prej tyre për “trafikim me njerëz” dhe “ keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç”.

Në një kumtesë dërguar medieve, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikim me Qenie Njerëzore njofton se me njësitet relevante policore, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative dhe veprave tjera kriminale, pas zhvillimit të hetimeve intensive për rastet e caktuara nëpër disa rajone të vendit, gjatë kësaj jave ka realizuar disa operacione taktike policore dhe ka rezultuar që:

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës

“Me datë 26.09.2017, në rajonin e Ferizajt është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar shqiptar me inicialet (J.M.), nën dyshimin e bazuar se ka kryer vepren penale” ofrim i lokalit për prostitucion” dhe pas konsultimit me prokurorin kompetent i njejti është ndaluar per 48 orë, për procedura të mëtejme.

Me datë 27.09.2017, në rajonin e Mitrovicës janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për vepren penale” keqperdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeq” dhe është identifikuar një viktim femër/kosovare. Inicialet e personave të dyshuar janë: 1. S.K; 2. L.SH; 3. F.U; 4.F.SH. të gjithë meshkuj/kosovar. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë për vazhdim te procedurave ligjore.

Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas pranimit të informacioneve relevante, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me dyshimin e bazuar për veprën penale “trafikim me njerëz”, me qellim të shfrytëzimit për punë te detyruar dhe kërkim lëmoshe,  me datë 28.09.2017 ka zbatuar një plan taktik ku është arrestuar një (1)  person i dyshuarm me inicialet (A.K) per veprën e lartpermendur dhe janë identifikuar tri (3) viktima të trafikimit të cilat janë trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Si provë materiale është konfiskuar përkohësisht një telefon dhe prova tjera të siguruara gjatë hetimit që i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm, përderisa i dyshuari me vendim të prokurorit është derguar në mbajtje për 48 orë, për zhvillim te procedurave ligjore.

Poashtu, me datë 28.09.2017, rreth orës 09:00, pas një hetimi të realizuar  nga njësiti i hetimeve për trafikim me qenie njerëzore-Mitrovicë-Veri, ka rezultuar me arrestimin e dy (2) personave të dyshuar me inicialet (N.S. femër serbe/kosovare dhe I.H. mashkull shqiptar/kosovar) për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën kundërvajtje  “marrje  me prostitucion”, sipas ligjit mbi rendin dhe qetësin publike.

Të dyshuarit pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatën themelore në Mitrovicë, divizioni për kundërvajtje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend, veprave penale të specifikuara sipas kodit penal të RKS-së, duke përfshire edhe të gjitha llojet e krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme