Policia tajlandeze ka arrestuar 89 të huajë në ishullin Koh Phanagan, gjatë një bastisje në një bar që nuk po i respektonte masat anti-COVID, raporton BBC.
Të arrestuarit janë nga më tepër se dhjetë shtete, përfshirë edhe nga SHBA-ja e Britania e Madhe.
Në Tajlandë nuk lejohen tubimet në masë.
Tajlanda ka regjistruar 15.465 raste me koronavirus dhe 76 të vdekur. Është vlerësuar si një nga vendet që e ka menaxhuar më së miri situatën me pandeminë. Mirëpo, në javët e fundit ka pasur rritje të rasteve.
Janë regjistruar 29 raste në provincën Surat Thani, ku gjendet Koh Phanang, që nga fillimi i pandemisë, por 11 prej tyre janë regjistruar vetëm në muajin e fundit.
Policia të martën ka bastisur barin “Three Sixty” në natën e të martës, dhe ka zbuluar bileta që ishin shitur për një ngjarje online.
Në imazhet e bastisjes janë parë turma të mëdha të njerëzve e brenda barit, shumica me maska.
Policia ka thënë se 22 tajlandezë janë arrestuar, përfshirë edhe pronari i barit dhe një tjetër i cili ka pranuar se e ka organizuar këtë festë.
Pronari i barit dhe personi tjetër rrezikojnë deri dy vjet burgim dhe gjobë 976 funte.