Arrestohen dy persona të dyshuar për “marrje me prostitucion”

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 15:49 | Nga

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), me datën 21 qershor 2016, rreth orës 14:00, ka ndërmarrë një operacion policor, në fshatin Lupç të Podujevës.

Ky operacion policor, sipas komunikatës, është realizuar në bazë të një hetimi nga hetuesit policorë të DHTQNJ-së, nën dyshimin e bazuar se po kryhej veprimtari ilegale e prostitucionit.

Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale ‘marrje me prostitucion’.

Personat e arrestuar me këtë rast janë:

· Q. R. lindur me 1950 f/sh/k
· Sh. M. lindur me 1941 m/sh/k

Në konsultim me prokurorin personat e dyshuar tashmë të arrestuar dërgohen me procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme