Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë për prerje ilegale të pyjeve.
Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, patrulla policore në Novobërdë ka pranuar informatën se disa persona janë duke bërë prerje ilegale të pyjeve në pronën shtetërore, në afërsi të fshatit Manishincë të Novobërdës.
Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes, por për shkak të terrenit të papërshtatshëm ka kërkuar mbështetje edhe nga Njësiti Rajonal për Reagim të Shpejtë.
Njësitet policore kanë arritur që të arrestojnë dy persona të dyshimtë: B.O (2002) dhe A.O, (2003), me banim në fshatin Llabjan-Novobërdë.
“Me automjetet e ngarkuara të cilët ishin duke bartur dru, të cilat dyshohet se i kishin prerë në pronën shoqërore. Masa drusore është konfiskuar nga ana e autoritetit pyjore, ndërsa dy automjetet që besohet se janë përdorë për transport janë konfiskuar nga ana e policisë. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin për media.