Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës njofton për arrestimin e dy personave të dyshuar për grabitje.
Operacioni hetimor i stacionit policor të Fushë Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve; “A. D, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, B. H, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia, transmeton Express.
“Për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjti kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes së ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë, më datë 19.01.2022 rreth orës 12:30”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.