Policia arreston një 15-vjeçar për incidentin në Beer Fest

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 21:26 | Nga

Është arrestuar personi që dyshohet se shkaktoi panik të madh gjatë festivalit “Beer fest” në Prishtinë në fund të korrikut, me ç’rast nga rrëmuja u lënduan dhjetëra persona.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

I arrestuari, sipas Hoxhës, është H.V., 15 vjeçar.

Policia ka gjetur se ai ka shtënë me pistoletë me gaz, ka njoftuar zëdhënësi.

E shtëna gjatë “Beer Fest” shkaktoi panik të madh në mesin e pjesëmarrësve, nga frika se bëhej fjalë për një sulm terrorist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme