Policia arreston një person të dyshuar për “Frikësim gjatë procedurës penale”

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korupsionit në Prizren më datë 22.10.2019, kishte arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale Fajde dhe Detyrim.

Me datë 24.10.2019, 25.10.2019 dhe sot më datë 28.10.2019 gjatë intervistimit të të dëmtuarve-deshmitarëve të njëjtit kanë deklaruar se, i dyshuari me inicialet (B.Sh) mashkull k/shqiptar (vëllai i njërit nga të pandehurit), pas caktimit të paraburgimit nga Gjykata kompetente,  i dyshuari nga avokati i autorizuar i vëllait, kishte marr Kërkesën për Caktimin e Paraburgimit, në të cilin dokument ishin të përmendur emrat e të dëmtuarve, që të pandehurit ju kanë dhënë para me fajde.

Duke shfrytezuar këtë dokument i dyshuari (B.Sh.) kishte arritur ti takojë gjashtë nga të dëmtuarit-dëshmitarët e rastit, ku  duke përdorur kanosjen serioze i detyron për të dhënë deklarata të rreme ose për të mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, ku informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale që është duke u zhvilluar ndaj të pandehurve.

I dyshuari (B.Sh.) është intervistuar, ndërsa pas intervistimit prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendimin mbi ndalim e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme