Arrestohet drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 11:48 | Nga

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një pune hetimore lidhur me një rast për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, ka arrestuar Mursel Rracin, të dyshuar në rajonin e Prishtinës.

Rraci, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar’ Neni 422, i cili dyshohet se ka nxjerrë një vendim të kundërligjshëm për anulimin e një tenderi, që nuk përkon me Ligjin e prokurimit publik.

I njëjti dyshohet se nuk i ka përfillur vendimet e OSHP-së, duke lënë kështu pezull procedurën tenderuese.

Pas prezantimit të lëndës te prokurori, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme