Policia arreston pesë persona, pasi u rrahën mes vete

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 10:57 | Nga

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas përfshirjes në një përleshje fizike ku ishin të përfshirë pesë persona.

Policia e Kosës përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona të dyshuar, pasi të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje mes vetë janë përleshur fizikisht dhe si pasoj e kësaj, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësorë, raporton Ekonomia Online.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që, të njëjtit dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete dhe për pasojë tre nga të dyshuarit për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa katër të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme