Policia arreston pesë të rinjë për posedim e shitje të paautorizuar të narkotikëve

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prishtinë,  ka zhvilluar një hetimi rreth tremujorë kundër një grupi të personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale: ,,Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

Më 27.10.2018, njësiti i antidrogës të ndihmuar edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka planifikuar arrestimin e personave të dyshuar. Në ora 21:00, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka ndalur veturën me targa vendore në të cilën ndodheshin katër persona.

Të dyshuarit që gjendeshin në veturë ishin:

  • F.R.            viti i lindjes 1990             m/k/sh,
  • A.H.          viti i lindjes 1989             m/k/sh,
  • K.B.            viti i lindjes 1998             m/sh/sh dhe
  • A.I.            viti i lindjes 1998             m/k/sh.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dy qese me narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 3.3 gram dhe një shufër metalike. Gjatë kontrollit trupor, tek i dyshuari F. R, janë gjetur pesë qese me bari ngjyre të gjelbër e dyshuar si marihuanë me peshë prej 7.4 grame dhe 50 euro para te gatshme. Tek i dyshuari A. H, janë gjetur dymbëdhjetë qese me narkotike të llojit marihuanë me peshe prej 17.6  gramësh dhe para te gatshme ne vlere prej 70 euro. Tek i dyshuari K.B, janë gjetur 200 euro para të gatshme të gjitha nga 5 euro që dyshohet të jenë fituar nga shitjet e narkotikeve.

Në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër verbal të GJPP-së është bërë kontrollimi i shtëpisë se të dyshuarit F.R. dhe në banesën e personave të dyshuar (banesë e shfrytëzuar bashkërisht nga të katër të dyshuarit), ku janë gjetur: 14 paketime me të mëdha me marihuanë me peshe 718.1 gramë, një paketim me marihuanë  peshë 1006 gram , 1 paketim me marihuanë me peshë prej 503.4 grame si dhe 153 qese te vogla te mbushura me narkotike te llojit marihuanë të gatshme për shitje me peshë prej 234.8 gram, dy peshore elektronike, rreth 200 qese të zbrazura sikur ato te cilat janë paketuar narkotiket për shitje, pasaporta e personit të dyshuar shtetas i Shqipërisë  si dhe një fletore me shënime për shitje të narkotikeve. Të gjitha këto dhe vetura e të dyshuarave janë konfiskuar.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, me vendim te prokurorit të krimeve të renda, ata dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Po ashtu, nga njësia e njëjtë policore, më 26.10.2018, pas marrjes së lejes nga organet e drejtësisë, është kontrolluar banesa në Prishtinë e një të dyshuari, me nistore. B.M.  viti i lindjes 1975, m/k/sh. Aty janë gjetur dhe konfiskuar 110.1 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë heroinë dhe rreth 9 gram substancë që dyshohet të  jetë marihuanë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme