Policia arreston shtatëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale “Marrje me Prostitucion”

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 11:18 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas një hetimi paraprak ka zbatuar një plan taktik ku ka arrestuar 14 të dyshuar. Dy femra dhe një mashkull të dyshuar, janë arrestuar për përfshirje në Veprat Penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion’’ dhe ,”Ofrim i lokaleve për Prostitucion’’, kurse 11 të dyshuar të tjerë, për “Marrje me Prostitucion”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, me aktvendim të saj, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, dje policia në Ferizaj, pas një hetimi të bërë, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mundësim dhe Detyrim në Prostitucion”. Në konsultim me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari lirohet ndërsa lënda shkon në procedurë të rregullt.

po ashtu në të njëjtën ditë në Gjilan, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar për “Marrje me Prostitucion”.

Personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Policia ka njoftuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme